Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 17:56

Mbrëmja e djeshme ka qenë speciale jo vetëm për të gjithë shikuesit amerikan të spektaklit “So You Think You Can Dance”, por edhe për vogëlushen 5-vjeçare Suri Cruise.

Megjithëse mamaja e saj ishte vetëm pjesëtare e jurisë ajo bënte tifo për të me një pankartë “Ne të duam Katie”. Ajo ishte rreshtuar në radhën e parë e shoqëruar nga dy adultë dhe tre fëmijë të tjerë, ndër të cilët ndodhej edhe djali i Nicole Kidman, Connor Cruise.

Dhe gjatë kohës që finalistët performonin, Suri hëngri një biskotë gjigande (pavarësisht se sipas rregullave nuk lejohet të haet në sallë), nuk ja ndante sytë mamasë së saj dhe kërcente gjatë gjithë kohës me muzikën.

Gjatë ndalesa publicitare të spektaklit, Katie shkëputej nga juria dhe shkonte që të përqafonte fëmijët e tjerë që e thërrisnin teze dhe sidomos vajzën e saj të lumturuar, Surin. (LajmeShqip.com)