Lajme Shqip Sunday, 13 October 2013 16:11

Një tjetër anëtare e familjes Kardashian është duke ngjitur shkallët e karrierës, por jo në të njëjtën mënyrë siç u bë e famshme Kim, nëpërmjet një reality-show që vendos në qendër të vëmendjes jetën e saj familjare.

Kushërira e saj 17-vjeçare, Kendall Jenner ka si ëndërr që të arrijë një ditë të ngjitet në pasarelë për “Victoria’s Secret”, duke u shndërruar në një “ëngjëll” të kompanisëprestigjioze të modës.

Duke gjykuar nga linjat e shkëlqyera të treguara nga adoleshentja në një spot për llogari të kompanisë “Agua Bendita”, nuk duket e vështirë që Jenner t’ia dalë mbanë dhe të realizojë ëndrrën e saj. /albeu/