Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 11:10

Hollywood – Këngëtarja kanadeze Avril Lavigne dhe i dashuri i saj Brody Jenner janë sulmuar në orët e para të mëngjesit ditën e djelë, menjëherë sapo kishin dalë nga hoteli hollivudian “Roosevelt Hotel”.

Mësohet se Lavigne është gjendur duke u grindur me një grup të panjohurish dhe kur i dashuri i saj ka ndërhyrë, ai është goditur me shishe qelqi në kokë duke i shkaktuar gjakderdhje.

Avril është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë sa kanë mbërritur fotografët, siç tregon edhe fotografia. Një ditë pas ngjarjes ajo ka shkruar në profilin e saj në Twitter, se “Unë nuk luftoj. Nuk besoj tek forca e dhunës. Për t’ju sqaruar, dje më sulmuan një grup prej 5 vetash që mbinë nga dheu. Aspak e këndshme.” Nga kjo ngjarje ajo ka pësuar nxirje të syrit, gjakderdhje në hundë, shkulje flokësh, gërvishtje, djegie me cigare dhe prerje.

Ndërsa Jenner 28 vjeçar, vëllai i Kim Kardashian, përfundoi të shkonte në spital për të marrë ndihmën e nevojshme për disa shenja të thella në fytyrë që mbase do t’i mbeten gjithnjë kujtim i kësaj ngjarjeje të hidhur.

Deri tani nuk është bërë ende asnjë arrestim. (LajmeShqip.com)