Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 17:32

Vetëm një natë më parë Angelina Jolie e nderua në premierën e filmit të saj në Bosnje dhe u përcoll me duartrokitje nga bashkëshorti i saj Brad Pitt, krenaria e të cilit lexohej në çdo pjesë të fytyrës së tij.

Lumturia dhe dashuria ndërmjet tyre ishte e dukshme teksa i shikoje. Por ndërkohë që çifti Brangelina ndërtojnë të ardhmen e tyre me punë dhe projekte, dikush tjetër është duke gërmuar në të kaluarën e tyre.

Billy Bob është ish bashkëshorti i Jolie-së, i cili është duke shkruar jetën e tij me aktoren e famshme. Shkrimi i tij pritet që brenda vitit të sillet edhe si një film, i cili do të quhet “And Then We Drove”. Ai do të trajtojë një ngjarje që zhvillohet gjatë një rrugëtimi, ku personazhet mundohen t’i përshtaten këtij udhëtimi të çuditshëm.

Angelina u martua me Billyn në vitin 2000 në Las Vegas dhe kanë qenë gjithnjë fokus i mediave me sjelljet e tyre të veçanta dhe të çuditshme, si p.sh varësja që mbante Jolie me gjakun e partnerit të tij të varur në një varëse në qafe, si suvenir i dashurisë së saj.

A do të sjell ky film biografik stuhi në marrëdhënien e çiftit, që tani duket se janë duke shijuar pjesën më të bukur të jetës dhe karrierës së tyre? Për këtë mbetet që të shohim… (LajmeShqip.com)