Lajme Shqip Monday, 27 January 2014 16:38

Një studente 25-vjeçare, Melissa McKenzie,ka sulmuar në media talentin kosovar të Manchester United, AdnanJanuzaj. Shkak për këtë deklaratë publike të saj, publikuar edhe nga prestigjiozja britanike “The Sun”, është bërë mënyra e pritjes dhe sjelljes së 18-vjecarit gjatë takimit në një…restorant popullor. Ajo thotë se pati fatin të takohej me Adnan Januzaj, megjithatë ky i fundit nuk u tregua i sjellshëm dhe kavalier, duke e lënë vajzën të paguajë edhe parkimin.

“Unë kurrë nuk kam takuar një njeri aq dorështrënguar si ai, deri tani. Isha shumë e gëzuar që po takohesha me të. U njohëm përmes internetit dhe ramë dakort për t’u takuar. Shpenzova 30 paundë për t’u rregulluar dhe shkuar në takim. Në fakt shpresova se ai do të vinte të më merrte me ndonjë makinë luksoze, por u desh që unë të shkoja tek ai me makinen time “Fiesta”. Më priti në një vend të thjeshtë, një restorant popullor, ndërsa më la të paguaja edhe parkingun”, është shprehur Melissa, raporton albeu.

Mediat angleze raportojnë i mëshojnë faktit se talenti i United e dërgoi Melissan për drekë në një vend të thjeshtë, ku gjithcka i kushtoi vetëm 18 paundë.

“Unë zakonisht shkoj në atë lokal për ndonjë ushqim të shpejtë, për të ngrënë me bashkëmoshatarët e mi. Nuk e prisja të përfundoja atje me një futbollist të Manchester United, veçanërisht me atë veshje speciale timen për ndonjë hotel me 3 yje dhe në këmbë”, ironizon studentja e zhgënjyer nga sjellja e Januzajt.