Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 16:33

Kur themeluesi i WikiLeaks dukej se nuk do t’i shpёtonte dot qelisё, atёherё ai gjeti strehim tek Vaughan Smith, pronar i feudit qё nё shekullin e 18, pronё e shtrirё nё njё fshat shumё tё bukur, 130 milje nё verilindje tё Londrёs; si dhe udhёheqёs i klubit popullor Frontline tё korrespondentёve tё luftёs.

Julian Assange ёshtё zbuluesi i sekreteve tё mёdha botёrore por qё vuan nga denoncimi i dy grave pёr dhunim seksual. Tё dy rastet e kanё denoncuar pёr mospёrdorim tё masave tё sigurisё gjatё marrёdhёnieve seksuale, fakt qё pёr ligjin suedez pёrbёn shkelje. Por ndёrkohё qё autoritetet suedeze kёrkojnё ekstradimin e tij, ai strehohet nё shtёpinё e mikut tё tij Smithit dhe bashkёshortes sё tij kosovare Pranvera Shema.

Smith ka punuar si kameraman gjatё viteve ’90 tё luftёs nё Irak, Afganistan, Bosnje, Çeçeni dhe nё Kosovë. Madje nga Kosova pёrveç bashkёshortes sё tij, ai ruan edhe njё kujtim: celularin e tij tё goditur nga plumbi i njё ushtari serb.

Janё pikёrisht ambjentet e biznesit tё kёtij njeriu qё kanё strehuar Julian Assange, i cili sa herё qё ёshtё intervistuar apo fotografuar ka patur nё sfond njё element shumё simbolik dhe tё dashur tё zonjёs sё shtёpisё: flamurin shqiptar.