Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 10:20

Përpara një muaji në sheshin ‘Magnificent Mile’ të Çikagos u vendos skulptura e aktores Marilyn Monroe-së, me një pozë të famshme të filmit “The Seven Year  Itch”.

Sekuenca e filmit të kujton atë që del për t’u freskuar dhe pozicionohet sipër një kondicioneri i cili ja ngre lart fustanin. Por kameramanët dhe fotografët e asaj kohe linin shumë për të imagjinuar, ndryshe nga artisti i skulpturës së sotme që ja ka zbuluar të tëra.

Artisti i skulpturës Seward Johnson e ka paraqitur atë aq të detajuar, sa edhe mbathjet i duken qartë!

Çikago është një qytet që ka një histori  të pasur të skulpturave artistike. Por skulptura e Merilyn Monroe-së, e gjatë prej 8 metrash, ka ngjallur shumë debate mes amerikanëve.

Megjithëse një pjesë e pëlqejnë dhe e konsiderojnë vepër të bukur arti, një pjesë tjetër nuk e vlerësojnë aspak, duke e cilësuar personazhin jo aq të vlefshëm sa për t’i kushtuar një statujë kaq të madhe, aq sa ajo e Statujës së Lirisë. (LajmeShqip.com)