Lajme Shqip Sunday, 25 September 2011 11:00

Britney Spears nuk brengoset aspak për faktin që më 2 dhjetor do të bëj 30 vjeç.
“Kam dëgjuar se sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë piqesh dhe aq më i ndërgjegjshëm bëhet njeriu për atë çfarë do.

Kam shpresa se viti në vijim do të jetë një vit i mirë për mua.”

Këngëtarja e këngës “Criminal” është duke promovuar turin e saj “Femër Fatale” nëpër Europë. Ajo është shprehur se ndihet mjaft mirë me jetën e tanishme, pasi e ndjen që rreth vetes së saj është krijuar një grup i mirë miqsh dhe bashkëpunuesish.

Pasi ka qënë për më shumë se një dekadë në tregun e muzikës, ajo shprehet se ndihet mjaft e lumtur me karrierën e saj, pasi ka shitur më shumë se 70 milion albume.

“Unë jam shumë e lumtur me karrierën time dhe për këtë nuk besoj se është nevoja t’ju jap shpjegime. Përderisa unë këtë e bëj për argëtim dhe kjo gjë më shpërblehet mjaft mirë, atëherë do të thoja që jam me të vërtetë mjaft e lumtur.” (LajmeShqip.com)