Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 11:28

Sot do tё mbahet ceremonia mortore e gjeniut tё muzikёs, pёr njё rreth tё ngushtё tё familjarёve dhe miqve tё saj.

Ceremonia mortore do tё mbahet pavarёsisht se çёshtja e vdekjes sё saj nuk ёshtё mbyllur ende. Arsyet e vdekjes sё saj nuk mund tё mёsohen pёrpara 4 javёve, pasi vetёm atёhere dalin pёrgjigjet e analizave.

Prindёrit e Amyt 27-vjeçare, Mitch dhe Janis, kanё vizituar vendin ku admiruesit e saj kishin lёnё dedikime pёr tё. Tek sa lexonin dedikimet pёr tё, tё lёna jashtё shtёpisё sё saj ata janё prekur dhe kanё filluar tё qajnё. Janё parё nё sy, si nё shenjё ndёrgjegjёsimi pёr kёtё realitet tё hidhur, dhe janё pёrqafuar duke qarё tek njёri-tjetri.

Dedikimet pёr Amyn kanё qenё pa fund; qirinj, lule, lodra fёmijёsh, madje edhe paketa cigaresh dhe shishe me pije alkoolike.

Babai i Amyt, njё muzikant i xhazit, iu ёshtё drejtuar dje tё gjithёve gjatё vizitёs qё i bёnё vendit, ku ishin mbledhur dedikimet pёr tё:

“Unё e di qё shumica prej jush, qё keni qenё me zemёr pranё vajzёs time prej 5 ose 6 vitesh, keni njё punё tё cilёn sot e keni lёnё pёr tё qenё kёtu. Megjithatё, jam i kёnaqur qё jeni kёtu me ne. Dhe tё gjithё juve nuk di si t’ua bёj me dije se sa shumё domethёnie ka kjo pёr ne dhe se sa shumё na lehtёson kёtё dhimbje.

Amy njihte vetёm njё gjё, dhe ajo ishte dashuria. Tё gjithё jetёn e saj ia ka dedikuar familjes dhe shoqёrisё, si dhe tё gjithё juve qё keni ardhur ta nderoni edhe sot qё ajo nuk ёshtё mё. Ndihemi tё dёrrmuar dhe kemi ngelur pa fjalё, por ju falenderojmё pёr ardhjen tuaj.”

Gjithashtu, ёshtё rrёfyer edhe Rag Traviss pёr vdekjen e tё dashurёs sё saj.

“Tre ditёt e fundit kanё qenё njё ferr i vёrtetё. Ne kemi pёsuar njё humbje tё thellё dhe kemi shumё nevojё pёr qetёsi dhe paqe tani. Nuk mund ta pёrshkruaj se çfarё jam duke pёrjetuar nё kёto momente, por dua tё falёnderoj thellёsisht tё gjithё njerёzit qё i kanё kushtuar dedikime Amyt dhe atyre qё po vuajnё humbjen e njё personi kaq tё mrekullueshёm dhe tё bukur, siç ishte e dashura ime. Unё kam humbur njeriun e zemrёs sime qё e doja aq shumё.”

Gjithashtu ai ka treguar pёr gazetarin e “The Sun” se Amy kishte planifikuar tё shkonte nё dasmёn e njё shoqeje tё dielёn dhe se madje kishte filluar tё kёrkonte edhe se çfarё fustani do tё vishte. (LajmeShqip.com)