Lajme Shqip Wednesday, 01 August 2012 10:21

Një nga ikonat e hip-hop-it ka vendosur të heqë dorë prej kësaj rryme për të përqafuar muzikën ‘reggae’.

Këngëtari  40-vjeçar i njohur dhe për dashurinë ndaj lëndëve narkotike, së fundmi ka ndryshuar edhe emrin e tij, nga Snoop Dog në Snoop Lion. Sipas burimeve të tabloidit Daily Mail artisti ka ndjerë se ka rilindur sërish pas një vizite që ka pasur në Xhamajkë në muajin shkurt dhe se ndihet i fuqishëm për të bërë muzikë të dëgjohet jo vetëm nga fëmijët, por edhe nga gjyshërit.

I njohur për muzikën e tij rep dhe tekstet e këngëve me pullë të kuqe, Snoop Lion së shpejti do të na surprizojë me një album të ri në treg në rrymën reggae.

Në një konferencë për shtyp në Nju Jork, ditën e hënë, përkrah menaxherit të tij Ted Chung, Snoop pohoi, “Kur isha në Xhamajkë pata një lidhje me shpirtin e Bob Marley-t dhe tani unë jam rimëshirimi i tij”. (LajmeShqip.com)