Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 13:39

Atlanta – Gjatë një koncerti në fundjavë, reperi Snoop Dog është parë duke tymosur në skenë një cigare, që nga mënyra se si e tymoste ka bërë që të dyshohet mbi cigaren.

40-vjeçari pasi e ka tymosur pak cigaren ja ka kaluar njërit prej fansave në audiencë.

Simpatia e Snoop Dog për mahrijuanën është dokumentuar prej vitesh dhe gjithnjë e ka futur edhe në telashe.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Cordozar Broadus Jr, është arrestuar gjashtë herë për posedim të mahrijuanës.

Madje, në një intervistë në muajin janar, aktorja hollivudiane Cameron Diaz ka treguar se blente mahrijuanë tek reperi kur ishin në kohën e gjimnazit.

(LajmeShqip.com)