Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 11:13

Këngëtari britanik, Sam Smith, ka treguar se ka nisur të shkruajë tekstet për albumin e tij të ri, por nuk e ka në plan që ta lansojë në një periudhë të afërt.

“Unë shkruaj kur dua. Kur gjëra të këqija ndodhin në jetën time, shkoj në studio dhe shkruaj për to”, ka thënë Smith për revistën “OK!”.

“Jam i lumtur, por nuk do të jetë së shpejti. Mendoj se njerëzit do të mërziten nga unë nëse e bëj këtë. Vetëm po mundohem ta bëj punën më të sinqertë që kam bërë deri tani”, ka shtuar ai.

Para lansimit të albumit të ri, fansat e Smithit mund të dëgjojnë “Writing’s On The Wall”, të krijuar për filmin e ardhshëm të Bondit, “Spectre”.