Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 19:37

Skulptura prej bronzi është quajtur “Alegoria e një Sex Simboli Adoleshent”.

Thuhet se skulptura personifikon penisin e Justin Bieber, e formuar nga maçoku Silvestro dhe dy zogjtë e vegjël Titti të Looney Tunes.

Autori i kësaj vepre është Daniel Edwards, i cili shpjegon se qëllimi i tij nuk ishte as banal dhe as tallës, por vetëm për të nxitur diskutimet për këtë çështje.

Dhe çështja që për të duhet diskutuar, është ajo e personazheve vip-adoleshente, që shfrytëzohen si seks-simbole deri në moshën e tyre të pjekurisë, duke marrë shëmbujt e Lindasy Lohan, Miley Cyrus dhe Britney Spears, të cilët kanë patur të gjithë probleme mbas adoleshencës së tyre të adhuruar. (LajmeShqip.com)