Lajme Shqip Saturday, 12 September 2015 15:25

Reperi i Babastars, Skivi dhe këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella, po kalojnë momente të bukura bashkë.

Telegrafi mëson se relacioni i tyre në publik është miqësor, ndonëse ka indikacione për një lidhje të mundshme të fshehtë.

Reperi shihet vazhdimisht në shoqëri të këngëtares sa është në Tiranë, e madje miqt e reperit thonë se ai duket mjaft i lumtur së fundmi edhe pse nuk e dinë a e bën atë të lumtur pikërisht Samanta.

Kjo shihet edhe në Instagramin e reperit dhe të këngëtares, ku shkëmbejnë shpesh foto bashkë.