Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 14:26

Duke e parë nga fotografia do të habiteshit se sa shumë ka ndryshuar këngëtarja që përpara 15 vitesh ishte mjaft e bukur, elegante dhe e famshme me këngën e saj legjendare “Nothing Compares to You”.

Këngëtarja O’Connor ka bërë një deklaratë tronditëse për dëshirat e saj seksuale, në faqen e saj zyrtare në Twitter dhe Blog.

“Kam nevojë të gjej dikë që të më dojë seksualisht për atë që jam dhe jo për legjendën e emrit tim. Megjithëse jam në moshën më të mirë për të kryer marrëdhënie seksuale, kam frikë se jeta ime po shndërrohet në jetën e një murgeshe. Për të mos përfunduar e tillë, dëshpërimisht kërkoj një partner të etur, të ëmbël seksi.

Por, për këtë unë kam disa kërkesa. Ai duhet të jetë i verbër që të mendojë se unë jam e mrekullueshme dhe nuk duhet të quhet as Brian, dhe as Nigel. Nëse nuk ju pëlqen seksi anal, atëherë mos e merrni fare mundimin të aplikoni… Kjo kërkesë nuk vlen vetëm për burrat, por edhe për femrat.”

Shokuese, por e vërtetë. Aplikantët do të kontaktohen nga asistenti i këngëtares. (LajmeShqip.com)