Lajme Shqip Thursday, 26 April 2012 13:08

Këngëtarja irlandeze Sinnead O’Connor ka anuluar turin e koncerteve që kishte programuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të problemeve me depresionin.

Sipas një komunikate të publikuar në media të ndryshme britanike, 45-vjeçarja thjesht bën të ditur anulimin e të gjitha datave të koncerteve.

“Më vjen shumë keq, por nuk jam në gjendje të vazhdoj turin e koncerteve të mia për shkak të depresionit që po vuaj. Mjekët më kishin këshilluar që të mos merrja përsipër ture të tilla, por unë nuk doja të lija në baltë fansat e mi. Isha budallaqe që mendova se mund të përballoja punën. Ju kërkoj falje”, lexohet në deklaratën e irlandezes që u bë e njohur me këngën ‘Nothing Compares To You’.