Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 13:59

Ai njihet për sjelljen e tij të akullt, por lidhja e tij me këtë fenomen është aq e ngushtë saqë ai ka kërkuar që trupi i tij të ngrihet nga një prones i njohur si ‘cryonics’!

Idea që trupi i tij mund të shkrihet në të ardhmen dhe se deri atëhere teknologjia mjekësore do të jetë e aftë ta risjellë atë sërish në jetë, e ka bërë bosin e X-Factor-it që t’i shkojë deri në fund legjendës së Perandorisë së tij.

Për revistën “GQ” ai është shprehur: “Cryonics është pjesë e sigurimeve shëndetësore. Nëse ajo nuk funksionon, dakort nuk bën! Por nëse ajo do të funksiononte, do të isha i lumtur. Ju duket i de e çmëndur? Në fakt, mua më duket një ide shumë e mirë!

Unë teorikisht dua të jem pjesë e programit që kam ndërtuar në sezonin e tij të 301-të. Kam parandjenjën që në qoftë se nuk e bëj realisht këtë gjë, do të më ngelet pishman për tërë jetën.”

X-Factor sot është në sezonin e tij të gjashtë të historisë së saj. Por a do të rezistonte ky program edhe 300 vite të tjera për të pritur ringjalljen e Simon Cowell? (LajmeShqip.com)