Lajme Shqip Sunday, 14 August 2011 08:47

Bossi i X-Factor-it ka thënë se do ta punësonte Pippën menjëherë, pas parakalimit dhe shoqërimit që ajo i bëri motrës së saj Kate në dasëm.

Manjati i muzikës mendon se motra e Dukeshës së Kembrixhit e ka bërë për vete të gjithë X-Factor për faktin që ajo arriti të tërhiqte vëmëndjen gjatë martesës mbretërore. Simon është shprehur se ka dëshirë që ajo të jetë pjesë e perandorisë së tij mediatike në qoftë se ajo do e dëshironte një karrierë në showbiz.

Simon 51-vjeçar ka thënë: “Unë nuk e kam dëgjuar atë të këndojë por nëse ajo do të vinte dhe të thoshte “Unë dua të bëhem një yll televiziv”, unë do t’ja nënshkruaja kontratën menjëherë.

X-Factor është në dispozicion të saj. Të kalosh nën hije motrën tënde, që pikërisht ajo martohej, kjo është vërtetë impresionuese!”

Pippa 27-vjeçare fitoi një popullaritet shumë të madh vetëm me prezencën e saj si shoqëruese nderi për  motrën e saj Kate që martohej me Princin William. (LajmeShqip.com)