Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 18:15

Silvio Berlusconi ka shkruar disa vargje romantike të cilat ja ka besuar këngëtarit italian Mariano Apicella.

Kënga quhet “Il vero amore” (dashuria e vërtetë) dhe do të jetë pjesë e albumit të këtij këngëtari.

Albumi do të dal në shitje më 22 nëntor dhe kush do të ketë dëshirë të dëgjojë vargjet e këtij politikani të pushtetshëm, mund të vrapojë drejt dyqaneve diskografike.

Nëse paraprakisht dëshironi të krijoni idenë e kësaj kënge, mund ta dëgjoni për shkurt tek Corriere.it. (LajmeShqip.com)