Lajme Shqip Friday, 02 August 2013 14:33

Pasi u zbulua se gruaja e tij Lauren Silwerman është shtatzënë me shokun e tij më të ngushtë, Andrew Silverman për herë të parë ka folur për këtë ngjarje.

“Prioriteti im kryesor është që ta mbroj djalin tim shtatë vjeçar dhe të punoj në zgjidhjen e problemeve me gruan time”, ka thënë Andrew Silverman në një komunikatë të lëshuar të enjten. “Shpresoj që njerëzit të respektojnë interesin e fëmijës tonë gjatë këtij procesi”, ka shkruar ai.

Në një komunikatë tjetër, gruaja e tij Lauren ka thënë, “Kam vendosur që analizoj gjërat me Andrew dhe të bëjmë më të mirën për djalin tonë. Shpresojë që të jem e qetë dhe të kem privatësi për të punuar në këtë çështje”.

Andrew Silverman, shoku i ngushtë i Simon Cowell, është raportuar se ka paraqitur kërkesë për shkurorëzim me arsye se gruaja e tij e ka “tradhtuar”.