Lajme Shqip Saturday, 25 February 2012 19:30

Çohuni në mëngjes duke buzëqeshur! Qëndrimi psikologjik që ju merrni në minutat e para pas zgjimit është në njëfarë mënyre sinteza e gjithë ditës.

Nëqoftëse ju, sapo të hapni sytë mendoni përsëri për shqetësimet e mbrëmjes së më parshme, ose imagjinoni para kohe një mërzitje së cilës do të duhet t’i nënshtroheni gjatë gjithë ditës, ose shkoni shpejt në dritare për të parë se si është moti dhe zymtoheni në fytyrë sepse bie shi apo po fryen erë; atëherë mund të jeni të sigurt që do të keni një ditë të paqëndrueshme.

Humori i keq dhe zemërimi në 5 minutat e para të mëngjesit do t’ju zgjasin duke përfshirë tërë ditën, si një hije gjigante, si një shqetësim gjithmonë e më i ankthshëm. Njeriu që fillon ditën duke hungëruar e duke mallkuar, ose duke pësuar teprime nervozizmi e zymtie, do të zvarrisë gjëndjen e keqe shpirtërore, nga ora në orë, deri në momentin në të cilin ai do të bjerë përsëri për të fjetur. Trishtimi është një dominues kokëfortë. Ruhuni nga ky gabim!

Sapo të zgjoheni skiconi në fytyrë një buzëqeshje të bukur dhe thuajini vetes suaj: “Sot do të jetë për mua një ditë e mrekullueshme, plot lumturi.”

Krijoni menjëherë ndonjë mendim që t’ju gëzojë (që duhet ta keni përgatitur qysh mbrëmjen e mëparshme, para se të keni fjetur), një kujtim të këndshëm nga dita e mëparshme, ndonjë veçanti të pëlqyeshme që mund të ndodhë gjatë ditës që jeni duke filluar, një ide ose një përshtypje çfarëdo, që t’ju bëjë të kënaqeni, të gëzoheni thellësisht. (LajmeShqip.com)