Lajme Shqip Thursday, 02 February 2012 18:00

Maskat e blera në parfumeri janë shumë të mira, por trajtimet e përgatitura vetë në kuzhinë për të pastruar, hidratuar dhe ushqyer lëkurën, janë përgatitje speciale. Janë zbavitëse, pak të kushtueshme dhe tepër të freskëta.

Përgatitja e një maske në shtëpi me përbërësit e vjedhur në menunë e përditshme është një zbavitje e këndshme, për të larguar papastërtitë nga fytyra. Frutat, perimet, pana dhe kosi janë burime tepër të pasura me vitamina, minerale, sheqerna e proteina që rikonstruktojnë lëkurën. Të bashkuara, të gjithë këto veprues aktivë e natyralë penetrojnë pa asnjë vështirësi në lëkurë.

Ja disa receta të lehta dhe të shpejta për t’u provuar menjëherë!

Për sytë
Për një vështrim të shkëlqyeshëm dhe për t’u çlodhur pas orësh të tëra të kaluara mbi libra ose në kompjuter, sytë duhet të pushojnë. Për këtë qëllim aplikohen në qepalla dy tamponë pambuku të njomura me kamomil, një substancë me veti qetësuese, dhe lihen në qetësi për 10 minuta.

Një zgjidhje tjetër është aplikimi i përzierjes së një patateje dhe një molle jeshile, të dyja bashkë të grira (pasi t’i keni larë me ujë dhe sodë buke). Lihet të veprojë për 20 minuta dhe pastaj shpërlahet.

Vetullat për të mos vuajtur
Heqja e vetullave me piskatore mund të jetë e dhimbshme. Për të ndjerë më pak dhimbje, kaloni në zonën e vetullave një pastrues veshësh të njomur me alkool dhe do t’jua pakësojë dhimbjen.

Tonik me kajsi (për çdo tip fytyre)
Përgatisni në mikser një kajsi, ose shtypeni mirë me pirun; shtoji lëngun dhe 2 lugë gjelle ujë mineral. Përziejeni mirë dhe përdoreni pas qumështit të tualetit. Kujdes, ky tonik nuk mund të ruhet më shumë se dy ditë! (LajmeShqip.com)