Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 18:30

Amsterdam – Shpesh themi që meshkujt “për një moment bëhen budallenj” kur shohin një femër shumë të bukur, dhe duket se kjo shprehje tashmë ka edhe një mbështetje shkencore!

Hulumtimet e reja tregojnë se madje edhe vetëm përmendja e emrit të femrës mund të ndikojë përkohësisht në punën e trurit të mashkullit.

Universiteti holandez Radboud ka kryer testet në 90 heteroseksualë të rinj meshkuj dhe femra. Detyra ka qenë që të lexojnë me zë fjalë të shkurtra nga goja e hulumtuesve, ndërkohë që përballë tyre qëndronte edhe një ekran i madh televiziv. Kur kjo provë i është bërë meshkujve që kanë qënë duke parë femra përmes ekraneve, menjëherë kanë pasuar ndryshime si, mospërqëndrim dhe si rrjedhojë e kanë kryer punën edhe më dobët.

Nga ana tjetër, kur femrave që po i bëhej prova i është thënë se meshkujt po i shihnin, prej tyre nuk ka pasur asnjë ndryshim. Udhëheqësi i hulumtimit, psikologu Johan Karremans, ka mbërritur në konkluzionin se, “Vetëm përmendja e femrave ishte e mjaftueshme për të reduktuar aftësitë kognitive të meshkujve”.

Ai ka shtuar se ndaj të anketuarëve nuk ka qenë aspak e nevojshme për t’i pyetur se çfarë femre po shikojnë dhe nëse ajo ka pamje tërheqëse apo jo, pasi reagimi i tyre ka qënë mëse evident.

I njëjti hulumtim, por i bërë në vitin 2009, ka nxjerrë përfundimin se kur mashkulli përballet me femrën vuan nga ‘budallallëku’ i përkohshëm.

Shkencëtarët nuk kanë dhënë asnjë shpjegim në lidhje me këtë dukuri, as edhe për dallimin me reagimin e femrës kur asaj i përmendet mashkulli. Por duke theksuar që mosha mesatare e të anketuarëve ka qënë 21-vjeç, për meshkujt mbetet shpresa që me kalimin e kohës të reagojnë me më shumë maturi.