Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 17:00

Oregon – Asnjëherë nuk duhen ngritur duart ndaj fëmijëve, madje edhe kur ata ju kanë zemëruar shumë, pasi përtej skuqjes acaruese në faqe, fëmija juaj mund të ketë pasoja edhe më të mëdha!

Këtë e tregon një studim i fundit i Universitetit të Oregonit në SHBA, që përfshin gjashtë vende (Amerikë, Itali, Suedi, Kinë, Tajlandë dhe Indi), ku fëmijët janë rritur me një ritëm të mrekullueshëm, ndryshe nga vende ku ata i nënshtrohen agresionit.

Shkencëtarët janë të mendimit se duke i dhënë edhe vetëm një shuplakë në jetën tuaj fëmijës, mund të ketë pasoja të mëdha, pasi ajo mund t’i lërë atij shenja të vështira për t’u shëruar.

Hulumtimi bazohet në 336 familjet e kombësive të ndryshme, ku prindërve iu kërkua që të tregonin se sa  shpesh mesatarisht i ndëshkojnë fëmijët e tyre dhe nëse ata mendonin se ishte një praktikë e zakonshme në mjedisin e tyre për t’i përdorur këto metoda.

Nga studimi rezultoi se nënat indiane kishin më së shumti prirje për ta zbatuar këtë praktikë.

Studimi më pas u fokusua tek këta fëmijë, të cilët më vonë bëheshin të dhunshëm nëse ky lloj dënimi ishte i shpeshtë në fëmijërinë e tyre.

Prandaj duhet ditur, pohojnë studiuesit, se traumat emocionale janë më sipërfaqësore, kur fëmija nis dhe e pranon këtë si një metodë të përhershme me të cilën e mësojnë prindërit e tij dhe në këtë mënyrë fëmija automatikisht shpreh ulje të dëshirës për të folur.

Studimi i lartpërmendur përfundon me faktin se gjithmonë duhet të përpiqemi t’i shmangim me çdo kusht goditjet ndaj fëmijëve, pasi u dobësohet e folura dhe të menduarit. (NOA)