Lajme Shqip Monday, 12 March 2012 11:05

Jean Giraud, një ndër artistët më të mirë komikë francez, ndërroi jetë në Paris në moshën 73-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Ai ka udhëhequr artin për më shumë se 50 vite nën emra të ndryshëm, por njihej më së shumti me emrin Moebius.

Ai ishte mjaft i famshëm në Amerikë dhe në Japoni me punimet e tij të Stan Lee dhe me artistët manga. Ai ka qenë dizenjuesi në filmat e famshëm si Alien, Tron, The Abyss dhe The Fifth Element.

Në vendin e tij ai njihet gjërësisht me personazhin e Lieutenant Blueberry dhe me atë të Silver Surfer me Stan Lee. (LajmeShqip.com)