Lajme Shqip Saturday, 24 November 2012 14:10

Pekin- Në mes të një autostrade në Kinë ka mbetur e vetmuar një shtëpi në Weniglen, ngase çifti i moshuar kinez refuzoi ta lirojë për shkak të kompensimit të ulët që iu është ofruar nga autoritetet kineze.

Megjithatë autoritetet i kishin rrëzuar të gjitha shtëpitë që ishin në këtë rrugë përveç shtëpisë së Baogen Luo, i cili refuzon ta lirojë banesën për të vazhduar rrugën autostrada.

Me gjithë vendimin e palëkundur të kinezit, autoritetet e kanë bërë të pamundur të jetohet në apartamentin pesëkatësh, për shkak të zhurmës nga lëvizja e automjeteve në autostradë, transmeton albinfo.

Shtëpia tani qëndron e vetmuar në mes të rrugës.(LajmeShqip.com)