Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 17:55

Tashmë është vendosur. Shtëpia e këngëtares Amy Winehouse, në Camden, ku kaloi orët e fundit përpara se të vdiste, do të shndërrohet në fondacionin që do të mbajë edhe emrin e saj.

Që pas vdekjes së saj, babai i saj Mitch kishte vënë në dijeni se me pasurinë e saj do të kujdesej për ndërtimin e një fondacioni për njerëzit e vuajtur si ajo, dhe veçanërisht për t’u kujdesur për fëmijët në vështirësi.

Vila e saj prej 10 dhomash besojmë se do të mjaftojë për të ngritur një qendër të tillë. (LajmeShqip.com)