Lajme Shqip Monday, 09 April 2012 13:00

Edhe pse nuk e ka konfirmuar ende për median, Reese Witherspoon ka lënë barkun e saj që po rritet të flasë për shtatzëninë e radhës.

Aktorja po shijonte disa ditë pushimesh me familjen e saj në Kosta Rika, kur është fotografuar e veshur me rrobebanje që nuk fshihnin aspak barkun e saj që rritet dita-ditës.

Pavarësisht se ka qëndruar larg mediave dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me zgjerimin e familjes së saj, aktorja nis të qeshë në momentin që e ve re se po fotografohet nga paparacët.

36-vjeçarja ndodhet për pushime me bashkëshortin e saj Jim Toth 41 vjeç dhe fëmijët Deacon 8 vjeç dhe Ava 12 vjeç, ndërsa është në pritje të fëmijës së tretë, gjininë e të cilit nuk e dimë ende…