Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 19:53

Ai ka provuar qё tё rikuperonte atё çfarё kishte humbur, ndёrsa ajo nuk mundi dot ta gёlldiste atё çfarё kishte ndodhur. Pёr kёtё arsye ajo kёrkoi zyrtarisht divorcin.

Sipas burimeve tё tabloidit TMZ, i cili posedon edhe kopjen e aktit pёr kёrkesё divorci, ka qёnё Shriver ajo qё ka bёrё kёrkesёn pёr divorcin ndaj ish-terminatorit tё Kalifornisё. Kjo kёrkesё ёshtё depozituar nё gjykatёn e Los Anxhelosit me arsyen e ‘dallimeve kontradiktore’ ndёrmjet Marias, 55-vjeçare dhe Arnoldit 63-vjeç, tё dy tё martuar prej 25 vitesh dhe me katёr fёmijё.

Maria Shriver ka kёrkuar kujdestari tё pёrbashkёt tё tё dy fёmijёve tё tyre minoren, si dhe gjysmёn e trashёgimisё sё pёrbashkёt, qё nё vlerё monetare pёrbёn 200 milion dollarё.

Ndёr tё tjera Maria e ka deklaruar kёrkesёn e saj tё parevokueshme, duke dashur tё mos bёj asnjё tolerim tjetёr ndaj ish-bashkёshortit tё saj. (LajmeShqip.com)