Lajme Shqip Saturday, 12 October 2013 18:27

Këngëtarja dhe kompozitorja shqiptare Bebe Rexha, e cila jeton në Amerikë dhe ka kompozuar këngë për artistë të njohur si Selena Gomez, teksa përgatitet të publikojë videon për këngën “Take Me Home” me Cash Cash (momentalisht në vend të parë të Dance Charts në Amerikë), sjell një tjetër surprizë.

Kompozimi i saj “The Monster” është përfshirë në albumin e ri të Eminem – MMLP2, i cili do e sjellë këtë këngë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Rihanna.

Por ajo këndon edhe vetë. Kënga e saj më e fundit mban titullin: Comeback Kids. /shekulli/