Lajme Shqip Saturday, 30 July 2011 15:17

Flokët e shndritshme dhe të shëndosha janë ëndërr e secilës femër. Edhe pse me preparate të llojllojshme mundohemi maksimalisht të ruajmë flokët, nganjëherë në mënyrë të pavetëdijshme i dëmtojmë ato me shprehitë e përditshme.

Ekspertët thonë se flokët janë më të bukura kur vaji natyror thithet nga rrënja e flokut. Flokët lani çdo të dytën ditë ose madje çdo të tretën ditë. Nëse zgjoheni me flokë të “ngatërruara”, atëherë spërkatni flokët me ujë të thjeshtë dhe thajini ngadalë.

Gabimet më të shpeshta që i bëjmë me flokët:

Lidhja e tyre gjithmonë në të njëjtin vend
Krehja e flokëve të sapolara nga rrënja në drejtim të majës
Krehja e tepruar e flokëve
Fenirimi i flokëve tërësisht të lagura
Moskujdesi për flokët
Përdorimi i brushave jo të mira për flokë.