Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 14:00

Sipas psikologëve femrat i shohin ëndrrat ndryshe nga meshkujt. Për këtë arsye ata na paraqesin një shpjegim të pesë ëndrrave më të zakonshme që shohin femrat.

1. Paraqitja në publik lakuriq…
Kjo skenë tregon se ju jeni të ndjeshëm dhe keni frikë të ekspozoheni. Gjithashtu përfqëson frikën e të kapurit në befasi, duke sygjeruar që diçka po ndodh në jetën tuaj, gjë për të cilën jeni e papregatitur.

2. Kur dikush ju ndjek…
Ëndrra të tilla thjeshtë sygjerojnë që ju jeni duke ju shmangur ndonjë çështjeje, ose jeni duke ju fshehur diçkaje me të cilën nuk dëshironi të përballeni. Personi apo gjëja që ju ndjek mund të personifikojë një aspekt të karakterit tuaj, si psh. ndjenjat e xhelozisë, zemërimit apo urrejtjes.

3. Kur rrëzohesh…
Kjo do të thotë se ju jeni tronditur dhe se diçka ju ka dalë jashtë kontrollit nga jeta juaj e përditshme. Gjithashtu mund të përfaqësojë një ndjenjë dështimi apo inferioriteti.

4. Kur fluturon…
Shpesh këto ëndrra personifikojnë ëndrrën e përsosur. Në qoftë se këtë fluturim realisht e përjetoni emocionalisht si të kishte qënë i vërtetë, kjo tregon dhe reflekton jetën tuaj reale të cilën e keni nën kontroll. Ndërsa nëse ndjeni frikë gjatë kohës që fluturoni, ajo reflekton frikën që keni ju ndaj sfidave në jetë për të qënë më të suksesshme.

5. Kur ju bien dhëmbët…
Ëndrrat gjatë të cilave dhëmbët ju lëvizin, copëtohen apo bien në duart tuaja, lidhen drejtpërdrejtë me çështjet mbi vetërespektin tuaj. Ekspertët mendojnë se këto ëndrra reflektojnë ankthet tuaja se si të tjerët do e perceptojnë aparencën tuaj. Një tjetër teori e kësaj ëndrre është ajo që reflekton frikën tuaj se mos ziheni ngushtë në ndonjë situatë. (LajmeShqip.com)