Lajme Shqip Monday, 24 September 2012 17:01

Londër – Sipas Albinfo, falë një transmetuesi GPS të vendosur në të, këpuca elegante e këpucëtarit Dominik Uilcoks e gjen me saktësi rrugën nga do të shkojë bartësi i saj. Dritat LED në maje të këpucës tregojnë se sa larg është caku dhe në çfarë drejtimi ndodhet ai.

Si frymëzim për këtë inovacion, këpucëtarit i ka shërbyer një figurë e romanit “Magjistari nga Ozi”. (Personazhi i këtij romani, Dorotea e vogël, së pari i “rrihte” këpucët, të cilat pastaj e çonin atë në shtëpi).

Më pas, në bashkëpunim me një ekspert të teknologjisë dhe me ndihmën e një fabrike lokale, Uilcoks e ka bërë realitet ëndrrën e tij. Ende nuk dihet se a do të ketë prodhim serie të këpucëve me GPS dhe (nëse po) kur do të fillojë. (LajmeShqip.com)