Lajme Shqip Saturday, 06 July 2013 18:00

 

Këngëtari Shpat Kasapi ka thënë se për të muzika është frymëmarrje dhe se pa të nuk do të jetonte dot. Këngëtari i cili së fundmi më shumë i është kushtuar karrierës muzikore, thotë se jeta e tij tashmë ka ndryshuar shumë.

Ai thotë se ka në plan të hap edhe një local në Shkup. Shpati në një intervistë të gjatë për Shqiptarja, ka thënë se projekti “Kazanova” nuk është i fundit këto kohë pasiqë shumë shpejt pritet të sjellë një bashkëpunim muzikor me Blerina Brakën.
Gjatë intervistës, Shpati ka folur për shumë gjëra. Një ndër to ështe edhe lidhja.Ai ka thënë se nuk është e lehtë as për një mashkull të përjetojë lehtë një ndarje.
I pyetur se sa është e lehtë, Shpati është përgjigjur : “Nuk është e lehtë”.
I pyetur se a do ti përdorte femrat vetëm për një natë, ai është përgjigjur: “Po, pse jo”.