Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 20:54

Në fillimet e tij të muzikës, për shkak se konkurrenca ishte shumë e dobët, ai u bë një nga meshkujt më të dashur te gjinia femërore

Ishte beqar në atë kohë, por edhe stili me të cilin u shfaq bëri për vete shumë femra. E më pas, lidhja e tij e dashurisë me modelen dhe këngëtaren Afërdita Dreshaj duket sikur e zbehi simpatinë e femrave, pasi ishte një mollë e ndaluar për to, por ndërkohë filluan të shfaqen shumë këngëtarë të rinj dhe të pashëm.

Megjithatë, Shpat Kasapi vazhdoi të shkëlqejë në muzikë, ndonëse në jetën private vazhdoi të jetë i paprekshëm.

Ndarja e papritur nga Dreshaj bëri që Shpati një kohë të izolohej dhe të mos shfaqej shumë në media, ndoshta kjo bëri që këngëtari të mos realizojë edhe shumë projekte dhe të mbyllet në vetvete deri në një moment kur e kuptoi se bota nuk ishte rrënuar për të.

Bëri shumë këngë e u shfaq me shumë femra përreth, por asnjëra nuk doli të jetë e vërteta për një lidhje stabël. Paparaci ynë ditë më parë e ka ‘’gjuajtur’’ këngëtarin teksa qëndronte në një lokal në Bllok me një femër bionde e shumë seksi me të cilën flitej se është në lidhje dashurie.

Shumë detaje nuk i mësuam, madje as emrin e vajzës, por e dimë që është nga Tirana, punon në Institutin e Shëndetit Publik, ndërsa me origjinë nga ana e babait është ruse./panorama