Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 07:12

Kur Princesha Diana ecte nëpër korridore në vitin 1981, bota priste me padurim për të parë se çfarë lloj fustani përrallash do të kishte veshur.


Atë që shumë njerëz nuk e dinin ishte se, veshjet e hijshme që kishte nga martesa nuk ishin alternativa e vetme e saj. Ajo kishte të tjera burime rezervë, të cilat i nxirrte për ditë të mëdha.

Për herë të parë shfaqet fustani i dizenjuar për të, të cilin ajo nuk arriti kurrë ta provonte. Dizenjuesit për Princesh Dianën, Elizabeth and David Emmanuel, tregojnë për fustanin me tafta mëndafshi të fildishtë, me të njëjtën velenxë rreth qafës. Ky fustan nuk u përfundua kurrë, pasi Princesha nuk e provoi asnjëherë.

 

Emmanuel kujton ditët e bukura por edhe të vështira kur çdo veshje duhej të ruhej sekrete. Për këtë, nuk harron së përmenduri keqardhjen për këdo që është në projektim të veshjes së Kate Middleton, për ditën e saj të madhe me Princin William.
“Projektuesit janë duke punuar në heshtje dhe fshehtësi, ndoshta për të shmangur të gjitha sherret që ne kishim në të kaluarën” shprehet ajo. “Në atë kohë, fshehtësia ishte e vështirë edhe pse nuk duhet të luftoje me kamera, që sot i gjen gjithandej, qoftë edhe në telefona celuar.”