Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 11:23

Në spektaklin e zhvilluar në Londër, me pjesëmarrjen e 120 vajzave konkurente nga vende të ndryshme të botës, kurorën e mbretëreshës e ka fituar Ivian Sarcos, bukuroshja nga Venezuela.

 

21 vjeçarja është një vajzë që vjen nga një familje e madhe e përbërë prej 12 fëmijësh. Tani  Sarcos do ta kaloj vitin e kurorëzimit të saj si mbretëreshë e bukurisë në Botë duke u angazhuar me projekte bamirësie rreth e rrotull botës.

Shoqëruesja e parë e Miss-it u shpall bukuroshja nga Ishujt Filipine, Gwendoline Ruais, ndrësa shoqëruesja e dytë ishte Amanda Perez nga Porto Riko.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë konkurs ishte  20 vjeçarja Isi Topçiu-Ulaj. Ajo arriti deri në klasifikimin e 20-shes më të mirë dhe e treta bukuroshe që përfaqëson Shqipërinë  në këtë konkurs bukurie.

Ky konkurs bukurie u ndoq pothuajse nga 1 miliard teleshikues në të gjithë botën dhe edicioni i ardhshëm do të zhvillohet në Kinë. (LajmeShqip.com)