Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 10:40

Los Angeles – Gjykata e Los Anxheles ka shpallur fajtor, Conrad Murray, mjekun personal të Michael Jackson për vrasjen e paqëllimtë të Mbretit të Pop-it.

Jackson vdiq më 25 Qershor të vitit 2009 nga një overdozë të medikamentit propofol.

Avokatët e Murray argumentuan se Jackson vendosi të marrë me vullnetin e tij, dozën vdekjeprurëse, ndërsa mjeku ishte larguar prej dhomës së tij.

Trupit gjykues, që perbehej nga një afrikano-amerikan, gjashtë të bardhë dhe pesë hispanikë, iu desh disa ditë për të arritur në vendimin se Conrad Murray ishte përgjegjësi për vdekjen e tij.

58 vjecari Murray, mund të denohet me katër vjet burg si dhe të humbë licensën për të ushtruar profesionin.

Gjatë gjyqit që zgjati gjashtë javë u morën në pyetje 49 persona dhe u shqyrtuan mbi 300 fakte të paraqitura. (LajmeShqip.com)