Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 14:27

Johanesburg – Një burrë me një këmbë është gjobitur dhe i është ndaluar vozitja, pasi policia e ndali makinën e tij dhe zbuloi se ai po përdorte djalin e tij 11-vjeçar për të manovruar me pedalin e fraksionit në makinën e tij.

Burri 39-vjeçar nga Afrika e Jugut e ulte djalin afër vetes dhe i thoshte se kur duhet prekur pedalin e fraksionit për ndërrimin e shpejtësive.

Shoferi, emri i të cilit nuk u bë publik, kishte amputuar këmbën e majtë më 1996 pas një lëndimi me armë zjarri. Policia zbuloi se ai kishte një patentë shofer me afat të skaduar, me të cilin lejohej të ngiste vetëm makina automatike.

Edhe patentë shoferi për vozitjen e makinave i kishte skaduar para dy vitesh dhe as freni i dorës dhe rripi i sigurisë nuk i punonin, tha Merle Lourens police trafiku, e cila zbuloi burrin duke vozitur derisa djali i tij operonte me pedalin e fraksionit.

“Ai nuk do të lejohet të vozisë, por ai nuk ishte dashur të voziste fare””, tha ajo. Policia e dënoi shoferin me 1.000 rand (90 funte).