Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 21:27

Me mijëra fansa të Elvis Presley janë mbledhur mbrëmjen e së hënës për të përkujtuar përvjetorin e 34-rt të vdekjes së Mbretit.

Afërsisht 20 mijë adhurues nga e gjithë bota , përfshirë Japoninë, Anglinë dhe Gjermaninë, u mblodhën rreth shtëpisë së Elvisit duke e vazhduar vizitën e tyre edhe në varrezat e familjes Presley.

Gjatë gjithë mbrëmjes ishin ndezur me mijëra qirinj dhe në varrin e tij ju lanë shumë lule.

Madje disa vizitorë, në nder të Elvisit të madh, kishin veshur paruke me baseta të ngjashme me të tijat.

Kjo vigjilje është quajtur si “Java e Elvisit”, një festë e përvitshme që mbahet në Memphis, atje ku ai edhe vdiq më 16 gusht 1977, në moshën 42-vjeçare.

Një vizitor është shprehur:

“Unë përpiqem që t’i ngjaj atij, për xhentilesën e tij dhe mënyrën se si i trajtonte njerëzit. Ai ishte një njeri i bekuar.” (LajmeShqip.com)