Lajme Shqip Sunday, 18 November 2012 17:49

Pitsburg – Nicole Delien, 17 vjeç nga Pitsburg (SHBA) ka qëndruar në gjumë për 64 ditë me radhë. Nicole vuan nga një çrregullim i rrallë i quajtur ‘Kleine-Levin’.

Nëna e vajzës thotë se kur Nicole kapet nga sindroma e gjumit, ajo fle 18 deri në 19 orë në ditë dhe kur ajo ngrihet për të ngrënë ose shkon në banjo është në gjendje somnambulizmi dhe për këtë arsye nuk mban mend asgjë, transmeton BW.

Simptomat e para të sëmundjes u shfaqën kur ajo ishte rreth shtatë vjeç, prindërit e saj kishin shkuar në shumë spitale dhe në shumë specialistë, por për vite askush nuk ka qenë në gjendje të kuptoj se çfarë problemi kishte vajza, derisa u diagnostikua me KLS.(LajmeShqip.com)