Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 07:56

Kur Shania Twain pranoi çmimin për arritjet gjatë jetës në mbrёmjen e Juno Awards, ka pasur një deklaratё tё padëshirueshme në audiencë.

Dr. Giovanni Palumbo, personi qё ka ngacmuar kёngёtaren, mori pjesë në shfaqjen e ndarjeve tё çmimeve në Air Canada Centre pavarësisht urdhërit të gjykatës për të qëndruar 500 metra larg nga kёngёtarja.

“Ai tha se vetëm donte ta takonte atё”, tha pёr Sun Toronto detektivi Det. Michael Jander.

Menjёherё pasi u mёsua qё admiruesi i saj i fiksuar ndodhej nё audiencё, policia iu afrua atij duke e shoqёruar jashtё arenёs  tё ndarjes sё çmimeve. Zёdhёnёsi i Departamentit tё Policisё, Wendy Drummond, u shpreh se personi nё fjalё ishte njё ish-doktor i akuzuar tri herё pёr thyerje rregullash tё etikёs sё punёs dhe ishte nёn akuzё penale pёr prishje qetёsie.

Dr. Palumbo ishte i vendosur qё tё takonte kёngёtaren seksi; madje ai ishte pёrpjekur qё të bindte një gazetar kanadez për të planifikuar një takim të tillë. Tё qёnurit vetёm 20 metra larg viktimёs ishte shkelje ligjore, gjё pёr tё cilёn u thirr menjёherё nga gjykata ditёn e nesёrme. Atij ju ndalua çdo lloj kontakti me Shania Twain.

Mё parё vetё kёngёtarja e kishte akuzuar pёr njё sёrё veprimesh qё e kishin shqetёsuar kёngёtaren, si letra dashurie dhe buqeta me lule, vizita pёrgjuese nё vilёn e saj nё Muskota dhe pjesёmarrja nё varrimin e gjyshes sё saj. Në një nga arrestimet e mëparshme, Dr. Palumbo kishte tё veshur një bluzё me fotografinё e Shania-s dhe mbante librin e autobiografisë sё saj nё dorё.