Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 13:18

Të martën, fituesja e disa çmimeve Grammy dhe Grammy Latino është shprehur mëse e lumtur që emri i saj është i shkruar tashmë mes shumë emrave të tjerë të famshëm.

“Kur isha 7 vjeç erdha për herë të parë në Los Angeles dhe shëtisja me mamanë time në këtë bulevard,” ka thënë ajo e cila shoqërohej nga prindërit e saj në këtë ditë të veçantë. “Mbaj mend që mamaja më tha se një ditë emri im do të ishte këtu dhe jam shumë e lumtur që parashikimi i saj ishte i drejtë”.

Këngëtarja e famshme është personi i parë me kombësi kolumbiane që merr një yll në Bulevardin e Famës.

34-vjeçarja është e njohur për këngët e saj si ‘La Tortura’, ‘Hips Don’t Lie’ apo ‘Waka-Waka’, kënga zyrtare e botërorit të futbollit “Afrika e Jugut 2010”. (LajmeShqip.com)