Lajme Shqip Friday, 25 March 2011 11:52

“Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, do të mbajë koncert në Kosovë gjatë muajve të verёs”, pohon producenti Rudolf Keller nga Power Concert Company.

Producenti Keller pohon se ka dëshirë ta bëjë Prishtinën qytetin që do të jetë në listën e artistëve të njohur botëror.

Artistja më e rëndësishme që pritet të performojë në Prishtinë në muajin gusht është Shakira.

“Shakira do të vijë në Kosovë dhe do tё organizojmё një lloj festivali, ku do të ketë edhe hapësirë për kamping”, ka pohuar Keller duke shtuar se koncerti do të jetë humanitar. Ai do të organizohet në bashkëpunim me UNICEF-in dhe të gjitha paratë do të shkojnë për organizatat e fëmijëve që janë lënduar apo janë të traumatizuar nga lufta”.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Shakira do të vizitojë spitalet e fëmijëve. Kjo sipas Kellerit do të jetë reklama më e mirë pёr Kosovёn”.

Në muajin Prill, Power Concert Company do t’i shpalosë planet e detajuara për organizimet e lartpërmendura.