Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 11:12

Shakira ka festuar të premten bashkë me stafin e Barcelonës.

Përpara se ekipi të dalë në shëtitje me autobus, lojtarët kanë qenë të akomoduar në Hotel Vela. Në mesin e tyre ka qenë edhe Shakira, e cila ka qëndruar shumë me gratë e futbollistëve të tjerë dhe ka zënë një miqësi të mirë me to.

Pique  dhe Shakira, kanë ndërruar shumë herë ambient në hotel, duke biseduar me çdo pjesëtar të klubit. Ndërkohë, Shakira ka një festival me 29 maj, dhe dëshiron që ti ftoje të gjithë stafin e Barcelonës në koncertin e saj.

Nëse Barcelona fiton Champions Leaguen, atëherë në fillim lojtarët do të festojnë ne Camp Nou, trofeun e fituar, dhe pastaj do të nisen në koncertin e Shakirës. Koncerti i Shakirës, me 29 maj do të zhvillohet ne Estadi Olímpic Lluís Companys. (Lajmeshqip.com)