Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 12:42

Këngëtarja Selena Gomez pritet që në muajin e ardhshëm të lansojë albumin e saj të ri “Revival” dhe në ballinën e tij do të shfaqet vet këngëtarja.

Krijuesja e hitit “Come and Get It” ka publikuar një fotografi në të cilën ajo shihet e zhveshur dhe ka paralajmëruar se ajo do të jetë ballina e albumit të saj.

Albumi “Revival” do të jetë i dyti në karrierën e saj pas “Stars Dance” që në vitin 2013 kryesoi top-listat amerikane për albume.

“Revival” do të lansohet më 9 tetor në Amerikë.