Lajme Shqip Sunday, 13 September 2015 19:12

Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka deklaruar se nuk i intereson aspak se çfarë thonë njerëzit për fotografitë e saj nudo që do të shfaqen në ballinën e albumit të saj të ri “Revival”.

Duke folur për radiostacionin “Power 106”, Gomez ka thënë se ajo është e lirë të bëjë çfarë të dojë dhe nuk i bën për njerëzit që e kanë kritikuar se përse kishte zgjedhur një foto të tillë për ballinë të albumit.

“Nuk më intereson çfarë mendojnë njerëzit. Nuk dua ti lë të ndërhyjnë te unë. Mund të bëj çfarë të dua”, ka thënë ajo.

Këngëtarja po ashtu ka përshkruar paparacët me tri fjalë: “Pushtues, të dhunshëm dhe të neveritshëm”.

Sa i përket fotos në të cilën ajo shihet e zhveshur, Gomez thotë se kjo është fotografi e viteve të 70-ta dhe e kishte realizuar me qëllimin që të dukej sa më natyrale.

“Revival” do të lansohet më 9 tetor.