Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 11:31

Selena Gomez rivjen me një surprizë të këndshme për këtë sezon, më seksi se kurrë dhe më e ëmbël se asnjëherë tjetër!

Në intervistën e dhënë për këtë revistë, aktorja 19 vjeçare flet për fëmijërinë e vështirë, për ëndrrat e saj, për shoqen e saj më të ngushtë Demi Lovato, për karrierën dhe sigurisht flet edhe për të dashurin e saj, Justin Bieber.

Ajo shprehet “Unë e dua shumë punën që bëj, gjithmonë kam pasur dëshirën e mirë që çdo gjë që bëj ta bëj ashtu siç duhet.”

Ajo ka lindur në Grand Prairie, Teksas, kur e ëma e saj ka qënë vetëm 16-vjeç, ndërsa i ati 17-vjeç. “Nëse do të isha martuar në moshën e prindërve të mi, tani do të kisha edhe unë një fëmijë 3-vjeçar. Mua më frikëson vetëm ideja…”

Edhe pse ja doli mbanë të realizonte ëndrrën e saj, ajo akoma është me këmbët në tokë dhe ka mbetur po e njëjta realiste. Selena rrëfen gjithashtu për të dashurin e saj aktual, lidhja me të cilin ka nisur që në vitin 2010.

Ajo thotë, “Unë jam si çdo 19-vjeçare, e dashuruar në maksimum. Ne vetëm një jetë kemi dhe unë dua të ndjehem krenare për çdo gjë që kam, dhe normalisht edhe ta shijoj jetën!”

Për të mësuar më tepër rreth kpsaj interviste duhet të lexoni numrin e ardhshëm të Cosmopolitan-it, i cili përmban ekskluzivitetin e kësaj interviste. (LajmeShqip.com)