Lajme Shqip Saturday, 20 August 2011 11:05

Selena Gomez dhe Justin Bieber kanë shkuar bashkë për të bërë shopping në Filadelfia dje, në qendrën tregëtare ‘Liberty Place’ dhe nëse mendonin të konsideroheshin si një çift normal adoleshentësh, u gabuan!

Lajmi që ata ishin bashkë për pazar u përhap aq shpejtë, saqë jo vetëm njerëzit që ndodheshin aty u grumbulluan për t’i parë dhe fotografuar, por edhe paparacët filluan të mbinin një e nga një!

Selena dhe Justin, megjithëse u munduan të bënin Pazar pa e ndjerë forcën e vështrimit të njerëzve, ae patën të pamundur që sa herë t’u dilnin përpara, të mos i buzëqeshnin!
E megjithatë, pavarësisht vëmëndjes ndaj tyre ata nuk ja kanë ndarë dorën njëri-tjetrit dhe nuk i kursyen përkëdhelitë edhe në publik. (LajmeShqip.com)