Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 19:01

Sipas njё studimi tё bёrё ёshtё zbuluar se femrat janё tё prirura pёr tё kryer marrёdhёnie seksuale edhe mbas njё dite tejet tё lodhshme pasi mendojnё se nё kёtё mёnyrё do tё humbisnin pak nga pesha e tyre.

Studimet tregojnё se 76% e grave qё bёjnё ushtrime palestre vetё mendojnё se tё kryerit seks tё ndihmon tё djegёsh kalori po aq sa njё stёrvitje e zakonshme.

Nё librin e Kerry McCloskey thuhet se tё bёrit seks deri nё gjysёm ore mund tё djegё 150 deri nё 250 kalori, deri edhe 350 kalori nё varёsi se sa aktiv jeni.

Ja se si mund tё renditen aktivitete tё ndryshme pёr djegien e 200 kalorive:

-Punёt e shtёpisё: 48 minuta

-Shopping: 63 minuta

-Gatimi: 128 minuta

-E qeshura e fortё: 75 minuta

-Puthja: 50 minuta

Sigurisht qё edhe personazhet e famshёm kanё folur pёr konceptin e ushtrimeve tё seksit prej vitesh, kujtojmё filmin “Sex and The City” ku Kim Cattrall e klasifikonte seksin si njё ndër pikat kryesore tё dietёs sё saj.

Gjithashtu edhe ish-kёngёtarja e Spice Girls, ish-gruaja e aktorit Eddie Murphy, ka thёnё se mbas lindjes sё fёmijёve tё saj, seksi e ka ndihmuar shumё pёr tё humbur peshё.

Madje ёshtё vёrtetuar qё seksi ul rrezikun ndaj sulmeve kardiake dhe i ndihmon njerёzit tё jetojnё mё gjatё. Doktorёt kanё pohuar se gjatё orgazmёs stimulohen qeliza tё sistemit imunitar, tё cilat ndihmojnё nё luftimin ndaj kancerit, si dhe rrudhave. (LajmeShqip.com)